Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

14 shkurt 1926/ Kur kryeministri grek, Pangallos pranoi hapjen e shkollave shqipe në Çamëri

Nga Media 0

pangallos

Fjalimi i kreut të qeverisë greke në Lidhjen e Kombeve, ku pranonte Çamërinë si minoritet shqiptar në Greqi me të drejta të plota. Një shekull më vonë, grekët shfaqen shovinistë, peng i së shkuarës së tyre kriminale në raport me shqiptarët  

Autoritete greke kanë vendosur të burgosin me nga 30 muaj dy shoferë të Ministrisë së Jashtme shqiptare, vetëm për shkak se ata po transportonin disa Abetare për fëmijët shqiptarë në Greqi. Asnjë shkelje ligji nuk kanë kryer nga dy shoferët shqiptarë. Kjo dëshmon edhe një herë se Greqia e sotme, e vitit 2016 është shumë më shoviniste se ajo e vitit 1926.

lidhja-e-kombeveNjë shekull më parë, autoritet greke të kohës, u detyruan të pranojnë një marrëveshje me qeverinë e Ahmet Zogut, e cila mundësonte hapjen e shkollave shqipe në krahinën shqiptare të Çamërisë dhe gjithashtu hapjen e shkollave greke për popullsinë e minoritetit grek në Shqipëri.

Marrëveshja nuk zgjati shumë, pasi si ndodh rëndom pala greke e prishi në mënyrë një njëanshme atë. Sot, pas plot 90 vjetësh, Greqia burgos dy shoferë, pasi ata po transportonin Abetare për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Një veprim, i cili padyshim konsiderohet si turpi i drejtuesve të shtetit grek dhe një dëshmi që politika greke vazhdon të jetë peng i së shkuarës së saj kriminale në raport me shqiptarët.

Ka një kontekst interesant, në të cilin u realizua marrëveshja për hapjen e shkollave shqipe në Çamëri. Ishte më shumë se sa kaq pasi drejtuesi i lartë i shtetit grek u detyrua ta pranonte në Lidhjen e Kombeve që Krahina e Çamërisë njihej nga shteti grek si minoritet shqiptar që do të duhet të plotësonte të gjtiha të drejtat në këtë status.

Deklarata e Kryeministrit Pangallos

Në fjalimin që kryeministri grek, Teodoros Pangallos mbajti në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë më 8 Mars të vitit 1926 midis të tjerave tha:

Republika Greke njeh minoritetin shqiptar që jeton në territorin e saj dhe nuk i konsideron më shqiptarët si Turq. Teza që është mbrojtur deri me sot nga ne se orthodoksët shqiptarë janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë.” (“The Times” 09/03/1926).

Ishte një artikull i botuar me fjalimin e kryeministrit të Greqisë, Teodoros Pangallos, më 8 mars të vitit 1926, në Lidhjen e  Kombeve.

ahmedzogou1895-1961roidalbanieen1928Gazeta britanike shkruante gjithashtu se kryeministri grek Pangallos arriti deri aty sa shpërndante të gjitha organizatat “Vorio-Epiriote”, të cilat vepronin në Greqi. Është pikërisht koha kur u hapën shkolla shqipe në Çamëri dhe gjithashtu shkolla greke në pjesën ku jetonte pakica greke në Shqipëri.

Kjo u realizua me iniciativën e Ahmet Zogut, i cili përmes një marrëveshje me Greqinë, mundësoi hapjen e shkollave për pakicat në të dy anët e kufirit. Vetëm një vit më vonë në vitin 1927, u shkel në mënyrë të njëanshme marrëveshja nga grekët, të cilët mbyllën shkollat shqipe në Çamëri dhe për pasojë edhe Qeveria Zogu e mbylli shkollën greke në Shqipëri.

Në gusht të vitit 1936 Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste në Greqi. Greqia u bë një  ndër shtetet e para në Ballkan, ku triumfoi fashizmi. Viktima e parë e fashizmit në Greqi ishte padyshim popullata shqiptare e Çamërisë. Fashistët grekë filluan goditjet sistematike për persekutimin e realizimin e detyrave të programuara për largimin dhe zhdukjen e çamëve në një kohë sa më të përshtatshme për ta.

Shkrimtari grek I. Sarras në veprën e tij e pasqyron situatën në këtë kohë me këto fjalë:

“…të krishterët ishin vërsulur mbi fshatrat myslimane dhe grabisnin çfarë u dilte përpara në shtëpi dhe në pronat e myslimanëve.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>