Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Me 14 nëntor me sytë nga qielli për të shijuar Superhënën

Nga Rexhina Biba 0

Të hënën e 14 nëntorit mbajini sytë nga qielli për të shijuar pamjen e mrekullueshme të Superhënës.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për një fenomen të rrallë, sepse ajo shfaqet 3 herë në vit, këtë herë ajo do të jetë e jashtëzakonshme. Në orën 21:09 hëna e plotë do të kalojë në pikën minimale të distancës me Tokës, vetëm 356,511 kilometra.

Bëhet fjalë për hënën më të ndriçueshme të 68 viteve të fundit dhe këtë fenomen natyror do të mund ta shohim sërish vetëm në 2034.

‘Diametri i Hënës do të jetë 14% më i madh se ai i Hënës së plotë normale, ka shpjeguar Giovanna Ranotto e Unionit Astrofizik italian dhe 30 % më e shkëlqyer se normalja. Kjo sepse ajo do të ndodhet në pikën më të afërt me Tokën’.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>