Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

10 plumba në derën e parë të makinës, dalin detajet e para nga atentati në Vlorë. Ja kush ishte objektivi

Nga Klodiana 0

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku si pasojë e të shtënave me armë, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, ku persona të pa identifikuar kanë qëlluar drejt një makine “Audi A3”, me targa AA 653 VC.

Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre. Po ashtu mësohet se vetëm në derën e parë është qëlluar me 10 plumba, ndërsa dyshohet se objekti i atentatit ka qenë drejtuesi i automjetit. Të njëjtat burime thonë se dyshohet se kanë qenë dy persona me motor, të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku, e më pas janë larguar.

Mësohet se një nga të plagosurit është në gjendje të rënë në sallën e operacionit në Spitalin e Vlorës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

/fax./

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej