Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

10 këshilla si ta përballoni vetëm Vitin e Ri (foto)

Nga Ejona 0

Pushimet e “Vitit të Ri” janë të vështira të kalohen vetëm. Këto ditë zakonisht kalohen me njerëz të rëndësishëm të jetës tuaj si familjarët, miqtë apo të dashurit. Nëse ju po i kaloni vetëm këto pushime,  me dëshirën tuaj ose jo, ja disa këshilla që mos të jeni keq me humorin:

  1. Të qënit vetëm është e përkohshme

Edhe pse këtë vit jeni vetëm, kjo s’do të thotë që dhe tjetrin do të jeni po njëlloj. Nëse ju jeni vetëm për shkak të ankthit social atëherë mundohuni të bëni disa ndryshime si psh të merrni ndihmë profesionale apo të merrni pjesë nëpër mbledhje në grup ose forume.

  1. Reflektoni për vitin që latë pas

Dita e fundit e vitit është koha ideale për të reflektuar se pse jeni vetëm. Shqyrtoni objektivisht përpjekjet tuaja gjatë gjithë vitit për përparimin në lidhje me përshtatjen tuaj në shoqëri. Përgëzoni veten për përmirësimet qofshin ato të mëdha apo të vogla. Ofrojini vetes :

-Një banjë të ngrohtë

-Një darkë speciale

-Porosit online një veshje të re

-Rezervo një udhëtim për Vitin e Ri e shumë e shumë ide të tjera të pafundme…

  1. Shikoni fishekzjarret

Zgjidhni një shesh të madh për të parë fishekzjarret, kështu do të përfshiheni në turmë dhe do të ndjeni atmosferën festive që ata krijojnë me njëri tjetrin.

  1. Lexoni një libër

Zgjidhni një libër me të cilin mund ta kaloni kohën duke lexuar. Nqs do që vitin tjetër mos bësh të njëjtën gjë, lexo një libër që të të ndihmojë në marrëdhëniet e tua me shoqërinë, pse jo dhe të karakterit psikologjik në formë këshillash.

  1. Organizoni kohën

Fundviti është kohë mjaft e mirë për të bërë një listë të gjërave që ti do të bësh vitin që vjen. Kjo gjë të ndihmon në përmirësimin e jetës sipas mënyrës që ti do si dhe në lidhje me ankthin tuaj social.

Disa këshilla ndihmëse mund të jenë:

-Zbulo dhe praktiko mënyra të shëndetshme jetësore, duke fjetur gjatë dhe duke u ushtruar vazhdimisht

-Puno për të përmirësuar aftësitë e tua sociale: Fillo me “Betohem që do nis vet një bisedë me një të panjohur”

-Në vend që të përballesh më situata sfiduese, evitoji ato. Thuaj “po” dhe jo “jo”. Tregoju të tjerëve si ti ndihesh realisht. Mund të surprizohesh nga feedback-ut që do marrësh.

 

  1. Prano një ftesë të cilën më parë e ke refuzuar

Me siguri që ke qenë e ftuar nga dikush për të kaluar mbrëmjen e Vitit të Ri por e ke refuzuar për ndonjë arsye. Nuk është vonë ti thuash “PO” ftesës, qoftë ajo në çift apo në grup. Kështu do bëhesh më funksionale për shoqërinë dhe do ndihmosh veten tënde për të kaluar mirë.

  1. Bëj diçka komplet të zakonshme

Trajtoje natën e “Vitit të Ri” si çdo natë tjetër të vitit. P.sh mund merresh me pastroni shtëpinë, organizoni zyrën apo futjani gjumit. Mos lejoni që kjo traditë të ndikojnë në zgjedhjen tuaj nqs nuk keni dëshirë të festoni.

  1. Shikoni një film të bukur

Nëse keni vendosur të qëndroni brenda, porosisni pica, vendosni një film të bukur dhe shijojini ato. Disa filma që ju rekomandohen janë:

– 200 Cigarettes

-Ocean’s Eleven

-When Harry Met Sally

 

 

 

 

 

 

 

  1. Planifiko që  në mesnatë të bësh disa telefonata

Bëj një listë njerëzish që do të ndash telefonatën e mesnatës dhe zgjidh njërin prejt tyre. Kështu nuk do ta ndani vetëm numërimin mbrapsht të ardhjes së vitit të ri. Mundohu të qëndrosh gjatë në telefon, derisa të krijosh rehati në të folur me personin tjetër.

  1. Komunikoni nëpërmjet rrjeteve sociale

Nqs nuk keni me kë të ndani telefonatën, uroni njerëz nëpër rrjetet tuaja sociale. Në këtë mënyrë do të merrni urime në korrespondencë.

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej