Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

1.700 trupa të NATO-s në Shqipëri

Nga Skenderi 0

Më shumë se 1.700 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare, atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Italisë, Kosovës dhe Malit të Zi po zhvillojnë në disa rajone të vendit stërvitjen 10-ditore “Joint Effort”.

Për ministren Kodheli, stërvitja i shërben skenarëve të ndryshëm me të cilët mund të përballet Aleanca. “Kërcënimet e sotme në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës dëshmojnë rëndësinë e mirëpërgatitjes së saj për përballimin e çdo rreziku”, tha Kodheli.

Ndërsa shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA ,Jeronim Bazo, deklaroi se “Kemi 7 vjet që jemi në NATO, por kjo është hera e parë që ne organizojmë dhe bashkëdrejtojmë në vendin tonë një stërvitje me të tilla përmasa”.

Stërvitja “Joint Effort” pritet të çertifikojë edhe batalionin e dytë të këmbësorisë, që është një kërkesë e vazhdueshme e NATO-s për FA-të shqiptare.

m mm mmm

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej